Futbollisti shqiptar, Eros Grezda bëhet baba për herë të parë, ky është emri që ia lanë djalit

07 qershor 2023 | 23:19

Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda dhe bashkëshortja e tij Ajsel Abazi janë bërë prindër për herë të parë.

Këtë e ka bërë të ditur vet futbollisti në një postim në llogarinë e tij të Instagramit duke publikuar një imazh të porsalindurit.

Tutje në postim, Grezda zbuloi se fëmijën e pagëzuan me emrin Kian.

“Mirë se erdhe vogëlushi ynë Kian. Të duam shumë”, ka shkruar futbollisti nga Gjakova sipër postimit.

Kujtojmë që futbollisti i kombëtares shqiptare Eros Grezda dhe këngëtarja nga Shqipëria kurorëzuan dashurinë me martesë disa muaj më parë.

Ndërkohë, muajin e kaluar njoftuan se po bëhen prindër për herë të parë.

 https://www.instagram.com/p/CtMPR0qtyGz/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe…