Futbollisti shqiptar fiton luftën me koronavirusin
22 mars 2020
| 22:21
Futbollisti shqiptar Valdrin Mustafa, i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës U-21, ishte i infektuar me virusin që po tmerron gjithë botën, por mosha e re dhe imuniteti i tij i fortë e ka ndihmuar ta kalojë atë.
Sulmuesi i talentuar ka bërë testin e parë, i cili ka dalë negativ. Për siguri maksimale, ai do të bëjë edhe një test të dytë
“Të dashur miq. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja, që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë mua dhe familjes time. Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”, ka shkruar Mustafa.