Futbollisti shqiptar humb jetën tragjikisht në moshën 22-vjeçare në Itali

23 janar 2023 | 11:28

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Cagli, ndërsa viktima është identifikuar si Petrit Jashari 22-vjeçar, i cili ka qenë edhe futbollist pasi ka luajtur me të rinjtë e Gubbio, Siena dhe Arezzo.

Mediet italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Cantianos.

Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës duke përfunduar në lumin Burano dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Jashari, me origjinë shqiptare, jetonte në Magione me familjen e tij. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo. Policia po punon për zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B,…