Futbollisti shqiptar mund t’i bashkohet Interit

08 janar 2021 | 14:00

Futbollisti i Arsenalit, Shkodran Mustafi është kthyer në njërin prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar të janarit. Teksa mbrojtësi me origjinë shqiptare është piketuar si një alternativë në prapavijë për Barcelonën dhe Bayern Munchen, këtë herë emri i tij është përmendur në lidhje me Interin.

Media pranë klubit zikaltër, “FcInternews.it” shkruan se 28-vjeçari i “Topçinjve” i është ofruar klubit të famshëm italian. Dëmtimi i Danilo D’Ambrosios dhe mungesa për një kohë të gjatë i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Interit për të menduar për një lojtar stoli në linjën e prapavijës.

Mustafi është përfolur se do të largohej nga Arsenali teksa në sezonin e fundit po aktivizohet akoma më pak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot Ilir Murtezaj rifilloi punën në pozitën e drejtorit…