![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/asani.jpg)
Futbollisti shqiptar zbarkon te klubi i ri
28 dhjetor 2022
| 11:38
Jasir Asani, pas vetëm një sezoni e gjysmë në Hungari te Kisvarda, u shit në Korenë e Jugut te klubi i Guangjusë për rreth 700 mijë euro.
Ish-sulmuesi i Partizanit tashmë ka mbërritur në Azinë e largët dhe e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”. Asani ka publikuar një foto ku shfaqet me fanellën dhe shallin e ekipit.
Ai shprehet tepër i lumtur që tashmë ka mbërritur në klub dhe se e pret një sfidë e re.