Futbollisti zviceran pa vdekjen me sy: Nuk më kujtohet asgjë
25 mars 2019
| 16:26
Mbrojtësi i Zvicrës, Fabian Schar, përjetoi një moment të frikshëm në përballjen me Gjeorgjinë.
Pas një përplasje me një kundërshtar, ai ka rënë në tokë pa ndejnja, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti gjeorgjian Jano Ananidze ka bërë një intervenim prej një heroi, duke e shpëtuar futbollistin zviceran, derisa erdhi edhe ndihma e stafit mjekësor.
“Duket e tmerrshme, nuk mund të kujtoj asgjë”, i tha Schar gazetës zvicerane ‘Blick’ pas ndeshjes.
“Isha pa ndjenja për disa sekonda. Kam disa dhimbje si në qafë, megjithatë ia vlejti”, thotë ai, i cili pritet të luajë ndaj Danimarkës të martën.
https://www.youtube.com/watch?v=UKr6U9qWxfo