Futbollisti Zyberaj vrapon nga Prishtina në Rahovec
22 maj 2020
| 14:38
Futbollisti i Bashkimit të Koretinit, Erzen Zyberaj ka thyer një rekord në vrapim.
Zyberaj ka vrapuar nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina deri në qytetin e Rahovecit. Futbollisti Zyberaj distancën 63 kilometra e ka kaluar për 5 orë e 30 minuta.
“Nuk ishte e lehtë për t’ia arritur këtij qëllimi, pasi rruga ishte e ngarkuar me automjete por edhe temperaturat ishin të larta. Megjithatë me besim dhe vullnet mund të arrihet gjithçka në jetë. Jam shumë i lumtur për ketë sukses që e arrita”, ka thënë Zyberaj. Rahoveci është vendlindja e futbollistit të Bashkimit të Korentinit.
(V.Z / Epoka e re)