Futbollistit kosovar i vidhet vetura te Biblioteka Kombëtare

28 janar 2022 | 19:15

Futbollisti Ditëlind Reshiti i cili luan për klubin futbollistik “Opoja” ka bërë të ditur se i është vjedhur vetura e tipit Golf 5, në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka thënë se rasti është lajmëruar tek organet e sigurisë.

Postimi i plotë:

Miq t’nderum, nga dita e djeshme makinën time (GOLF 5 ngjyrë hiri me tabela 04 956 HK) e kam raportuar si të vjedhur.

Makina ka qënë e parkuar tek oborri i Galerisë Kombëtare të Arteve, pranë Fakultetit të Edukimit, mbrapa Bibliotekës Kombëtare.

Rasti është raportuar në Polici me kohë dhe organet kompetente po merren me të.

Uroj që raste të këtilla të mos keni asnjë nga ju.

https://www.facebook.com/1331379295/posts/10220949232783832/?d=n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka…