Futbollistja Kosovare Asllani kualifikon Suedinë në Botëror

13 prill 2022 | 15:28

Futbollistja Kosovare Asllani ia ka siguruar kualifikimin Suedisë për në Kampionatin Botëror të Australisë dhe Zelandës së Re. Suedia është bërë Kombëtarja e parë që u kualifikua në Kampionatin Botëror që do të mbahet në vitin 2023.

Asllani shënoi golin e mjaftueshëm mbrëmë në barazimin 1:1 në shtëpi ndaj Irlandës. Suedia kishte nevojë vetëm për një pikë për të shkuar në Botëror dhe atë e arriti ndaj irlandezeve. Asllani shënoi në minutën e 79-të për t’ia siguruar kualifikimin Suedisë. Suedia është në Grupin A me 19 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, kurse Irlanda e treta me tetë pikë. Pas ndeshjes, ka reaguar vet futbollistja, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“U kualifikuam në Botëror, shihemi në Australi/Zelandë të Re 2023”, ka shkruar Asllani. Në të kaluarën, 32-vjeçarja ka qenë pjesë e Paris Saint-Germainit, Manchester Cityt, kurse tani është pjesë e Real Madridit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…