Futbollistja më e bukur në botë, Alisha Lehmann: Një yll i famshëm më ofroi 100 mijë euro për një natë

16 tetor 2023 | 14:13

Një nga futbollistet më të njohura në botë, Alisha Lehmann, në një intervistë për kanalin zviceran në YouTube, Shirin Devin, zbuloi se fitimet dhe famën e madhe ia detyron rrjeteve sociale, nga të cilat është e varur, ndryshe nga futbollistët meshkuj të cilët kanë paga shumë më të larta.

Ajo ka thënë se përmes sponsorëve merr rreth 260 mijë euro për çdo foto të publikuar, ndërsa e pyetur se kush është personi më i njohur që e ka kontaktuar, ajo është përgjigjur: “Drake. Më ka dërguar një mesazh një ditë më parë dhe më ka kërkuar fanellën”.

Pas kësaj, ajo tha gjithashtu se një “yll me famë botërore” e ka kontaktuar dhe i ka ofruar njëqind mijë euro për një natë.

Ajo e refuzoi e u mërzit dhe në bisedë tha se ishte një ofertë turpësisht e ulët.

“Nuk do të tregoj se kush është, por ai është pak budalla. Unë i kam ato mesazhe në celular, por nuk i jam përgjigjur. Nuk jemi takuar asnjëherë, kemi qenë në të njëjtin event”, tha ajo.

Lehmann është një anësore 27-vjeçare. Ajo luan për Aston Villan angleze dhe kombëtaren e Zvicrës dhe ndiqet nga mbi 15 milionë njerëz në Instagram.

Alisha e deklaron veten biseksuale, ndaj për një kohë u takua me shoqen e skuadrës, Ramona Bachman si dhe me futbollistin e Aston Villa, Douglas Luiz.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri,  sërish ka…