![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/policia-8.jpg)
Futën dy femra në veturë zyrtare, IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë në dy raste të ndara.
Tre prej tyre janë parë duke futur dy femra në veturën zyrtare, ndërsa i katërti dyshohet se ka qenë me një të dyshuar tek i cili është gjetur drogë.
“Njëri rast ka ndodhur në Kamenicë më datë 05.09.2023, ku dyshohej se zyrtari policor në stacionin policor-Kamenicë, derisa ka qenë në detyrë, dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’”.
“Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të drejtorit rajonal në Gjilan është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK”, ka njoftuar IPK-ja.
Në rastin tjetër, i cili ka ndodhur ditëve të fundit në Ferizaj, “në interes të një hetimi preliminar, IPK-ja ka rekomanduar suspendimi për 72 orë të 3 zyrtarëve policorë nga stacioni policor i Ferizajt lidhur me një videoincizim i cili është duke qarkulluar në medie ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës”.