Futën letra sekrete në mur kur ishin fëmijë, gruaja shpërthen në lot kur i gjen pas 30 vjetësh
26 qershor 2020
| 11:38
Kimberley Colbeck, 36-vjeçare, ka shpërthyer në lot pasi ka zbuluar disa shkrime sekrete që ajo ka shkruar së bashku me motrën dhe vëllanë e saj në vitin 1987 dhe i kishin fshehur në një mur të shtëpisë së tyre të vjetër.
Një ndërtues që po merreshe me rikonstruktimin e shtëpisë ka gjetur letra të shkruara 30 vjet më parë nga tre fëmijët e familjes Andrew 13-vjeçar, Christopher 8-vjeçar dhe Kimberley, e cila ishte vetëm trevjeçare. Kimberley, e emocionuar nga këto gjetje, i ka publikuar në “Facebook”.