Futet në Google Earth, sheh avionin e “mbytur” në fund të oqeanit
07 nëntor 2018
| 16:44
Një burrë ka mbetur i habitur kur ka parë diçka të ngjashme me një avion në fund të oqeanit në Skoci nga Google Earth.
55-vjeçari Robert Morton, spikati një pamje të qartë të asaj që dukej një avion pasagjerësh në fund të detit pranë Edinburgh.
Babai i tre personave, e përshkoi këtë si rastin e tij të zbulimit dhe se për të ishte shumë e pabesueshme.
“Duket sikur është nën ujë,” thotë ai për The Mirror. Megjithatë nuk hodhi poshtë alternativë se satelitit i Google mund ta ketë filmuar në momentin që një avion ka qenë duke kaluar sipër.
Vendi në të cilin është dalluar avioni është më pak se 9 milje nga Aeroporti i Edinburgh.