Futet në karantinë familja në Zabel të Ulët të Drenasit

19 prill 2020 | 14:34

Pas shfaqjes së rastit të parë me i COVID-19 në fshatin Zabel i Ulët, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci, ka thirrur mbledhje Shtabin Emergjent dhe Qendrën Operative Emergjente, ku kanë diskutuar lidhur me masat e nevojshme që duhet të merren.

Në këtë mbledhje është marr vendim që shtëpia e familjes në Zabel të Ulët të futet në karantinë sipas udhëzimeve edhe të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.

E infektuara vuan edhe nga sëmundjet tjera përcjellëse dhe familja e saj nuk ka pasur kontakte me të tjerët, për shkak të frikës se e njëjta mund të infektohet me virusin.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare i ka marr të gjitha masat e nevojshme për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim edhe me IKPSH-në janë duke bërë identifikimin e personave kontakt me të infektuarën me COVID-19.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci edhe një herë ju bënë apel të gjithë qytetarëve të komunës që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKPSH-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se…