Futi në sherr të gjithë familjen, del testamenti i Maradonës, lë jashtë ish-gruan dhe dy vajzat

13 dhjetor 2020 | 12:22

Pas ndarjes nga jeta të Maradonës po bëhet një lu ftë e madhe mes trashëgimtarëve për pasurinë e tij, të vlerësuar 50 milionë dollarë.

Ish-gratë e legjendës, pesë fëmijët dhe gjashtë të tjerë që pretendojnë të jenë fëmijët e tij po luf tojnë për të marrë pjesë nga pasuria.

Sipas mediave latine, në vitin 2016 Maradona ka firmosur një testament të tijin, ku përjashton ish-gruan e tij Claudia Villafane dhe dy vajzat Giannina dhe Dalma. Në atë kohë ai ndodhej në Dubai dhe kishte marrë këtë vendim për vajzat e tij sepse ato kishin mbështetur nënën e tyre në proceset gjyqësore për shitjen e një shtëpie në Miami dhe koleksioneve të relikeve dhe fanellave të legjendës.

Në një tjetër testament Maradona ka futur edhe motrat e tij si pjesëmarrësve në ndarjen e pasurisë së tij pas vd ekjes. Kjo flitet të ketë qenë edhe dëshira e fundit e Diegos mbi trashëgiminë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja ka rezultuar i prekur…