Futsal Champions League: Liqeni i Drenasit fiton ndaj Gentofte të Danimarkës, festë në Prishtinë
25 tetor 2022
| 23:58
FC Liqeni e ka nisur me fitore aventurën në UEFA Futsal Champions League.
Në Prishtinë po zhvillohet “Main Round” i UEFA Futsal Champions League, ku Kosova përfaqësohet me skuadrën e Liqenit.
Liqeni i Drenasit u përballë sonte me Gentofte, skuadër të cilën e mposhti me rezultatin 3:4.
Jakup Ramadani në minutën e 2’ hapi serinë e golave, kur shënoi për 0:1. Danezët barazuan në 1:1 në fundin e pjesës së parë.
Ata kaluan në epërsi në minutën e 28’, por menjëherë Camilo barazoi në 2:2.
Eder dhe Ramadani shënuan në 30’ dhe 35’ për 2:4, kurse rezultatin final e vulosën danezët, për 3:4.
Nesër, Liqeni luan kundër Piast Gliwice të Polonisë.