
FVK-ja fiton projekt të rëndësishëm nga FIVB
23 dhjetor 2022
| 12:11
Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) ka fituar një projekt shumë të rëndësishëm nga Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB), për përkrahjen e ndërtimit të ekipeve përfaqësuese të Kosovës.
Në bazë të projektit në fjalë, FIVB siguron një trajner profesional në ndërtimin dhe zhvillimin e ekipeve zinxhirë të Përfaqësues së Kosovës për një vit, me mundësi vazhdimi për dy vitet e ardhshme.
Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për volejbollin kosovar, derisa prioriteti dhe fokusi i FVK-së gjithmonë ka qenë ngritja e cilësisë, sidomos të grupmoshave të reja.