FVK-ja rriten shpërblimet për kampionin dhe nënkampionin

31 gusht 2023 | 14:40

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës në mbledhjen e radhës ka vendosur për rritjen e shumës së shpërblimit për ekipet kampione në Superligën A të dyja konkurrencave.

Rritja është bërë për 100% në raport me shumat e deritashme, sipas së cilës kampioni i edicionit 2023/24 do të marrë 5 mijë euro, kurse nënkampioni 2 mijë euro. Deri tash kampioni ka fituar 2 mijë e 500 euro, kurse nënkampioni 1 mijë euro në këtë formë FVK-ja synon ta fillojë një trend të vazhdueshëm të rritjes nga viti në vit, për të motivuar ekipet e volejbollit dhe në shërbim të komunitetit të volejbollit.

Poashtu për herë të parë, në listë të shpërblimeve do të futen edhe kampionët e grupmoshave. Sipas vendimit të bordit të FVK-së, kampionët e edicionit 2023/2024 U18 (m & f), do të shpërblehen nga FVK-ja në shumë prej 9 00 euro, kurse nënkampionët do të marrin 400 euro.

Superliga A (m & f) do të fillojë garat e edicionit 2023/24 më 30 shtator-1 tetor 2023, kurse Superliga B dhe Liga e Parë në të dyja konkurrencat, nis garat më 7/8 tetor 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen që ka ndodhur sot…