Fyerjet e Kurtit ndaj opozitës, Ymeri: Është jetike për Kosovën që VV-ja mos me qenë në Qeveri

10 shkurt 2025 | 01:07

Analisti Visar Ymeri i ka komentuar fyerjet e Dimal Bashës dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës.

Ai ka bërë me dije se kjo tregon se këta njerëz nuk e kanë ndërmend me u përmirësuar.

Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se për Kosovën është jetike që VV-ja të mos jetë pjesë e Qeverisë së re.

“E ngut Kurtin, e pamë më herët Dimal Bashen. Këto janë shenja të qarta se këta njerëz nuk e kanë ndërmend me u përmirësu, në sjelljen e tyre politike po flas gjithnjë. Dhe çfarëdo forme e relativizmit nëpër studio apo kudo qoftë, që thonë ka qenë në fushtë, vetëm sa e vazhdon qet sjellje në politikë. Është e rëndësisë jetike për Kosovë që VV-ja mos me qenë në Qeveri. Unë nuk jam prej atyre që them që duhet me u shpartallu LVV-ja, mendoj që duhet me u përmiresu, mirëpo LV-ja një e përgjithmonë me e marr mësimin, leksionin. Megjithatë, unë mendoj se populli ia ka dhënë një far leksioni në mënyrë që edhe këta me e pasë kohen e tyre për reflektim”, ka thënë Ymeri.

“Çfarë hajvanash opozita”, “Ka kalu koha e hajvanatit”,“Kanë bo marrëveshje me dreqin”: Kurti shpërthen keq në shesh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka fituar në zgjedhjet e së…