Fytyra e kostume të mahnitshme nga popujt aborigjenë të Rusisë
Një fotograf është duke u përpjekur të ruajë për të ardhmen fytyrat dhe pamjen e popujve indigjenë të planetit dhe vendit të tij, në veshjet e tyre tradicionale.
Alexander Khimushin ka fotografuar popujt indigjenë të botës prej 12 vjetësh dhe me projektin e tij të ri ‘World in Faces’ po mbledh portretet e njerëzve nga mbarë planeti.
Alexander ka jetuar shumë vite në Australi, por tani jeton në Moskë dhe po vijon ekspeditat e tij në Rusi, ku udhëtimet e kanë çuar përtej destinacineve të njohura turistike.
“Në 2014, duke shfletuar fotografitë e mia pashë shumë portrete, dhe kuptova se takimi me këta njerëz ishte pjesa më interesante e udhëtimeve të mia,” thotë Alexander, i cili e përshkruan veten si ‘fotograf nomad’.
“Në fund të fundit kur kalon kufirin, gjëja e parë që dallon është ndryshimi i kulturës e mentalitetit”, shton Alexander i cili ka postuar në rrjet 200 e tij të para.
Tashmë prej vitit 2016 ai po udhëton nëpër skutat e Rusisë, duke nisur nga Siberia e Lindja e Largët.
Fotot e tij janë të rastësishme, të njerëzve që pranojnë të marrin pjesë, dhe të atyre që ai pëlqen.
Secili nga udhëtimet e tij zgjat dy javë, pasi njerëzit në komunitetet e largëta duhet kohë për t’i arritur.
Rajoni Chuvashia ishte pjesa e parë turneut evropian rus të Alexander. “Fotografova babushkat në fshatrat vendas dhe gratë në kostume tradicionale. Një muzeum vendas më dha hua kostume e veshje koke të shekullit të 18-të që ishin të mrekullueshme! Por më pas mësova se shumë anëtarë të komuniteteve ne Chuvash kishin ruajtur kostumet e tyre të vjetra të trashëguara nga gjyshërit, e të zbukuruar me monedha floriri”, thotë ai.
Vajzë e re nga Jakutia.
Djalë i ri nga Nenets me qen.
Vajzë e re Evenk.
Grua e re Orochi.
Babushka nga Dolgan.
Vajzë e Nivkh.
Vajzë e re nga Chuvashia.
Burrë nga Khakassia.
Vajzë e re Soyot.
Burrë i komunitetit Enets.
Një babushka Ulchi.
Fotografi Alexander Khimushin me kostum tradicional Dolgan.