Fytyra e pikëlluar e djalit që nuk i vjen asnjë shok në ditëlindjen e tij
Fytyra e pikëlluar e këtij djali 6-vjeçar ka prekur me mijëra zemra sot. Atij nuk i erdhi asnjë nga shokët e kopshtit te festa që organizoi në një piceri.
Mamaja thotë se ajo kishte përgatitur qeska me ëmbëlsira për ftesa, dhe madje kishte folur me disa prej prindërve, të cilët i patën thënë se do të vinin, transmeton tch.
Pasi priti më kot në piceri, mamaja zemërthyer postoi një foto të djalit, duke thënë që nuk do të organizonte më festa për ca kohë. Kur lajmi u bë viral në internet, djali nisi të marrë oferta nga më të ndryshmet.
Përveç urimeve për ditëlindje që vërshonin nga çdo anë, djali, i cili quhet Teddy, ka marrë ftesë të bëjë xhiro me një limuzinë në formë miu, që e ka një organizator vendas.
Por e papritura më e madhe erdhi nga ekipi Phoenix Sun. Ata i kanë ofruar bileta falas te një ndeshje e rëndësishme, dhe madje që ta shohë bashkë me ekipin.