Fytyra e Trumpit në malin e famshëm Rushmore
Ligjvënësja republikane nga Florida, Anna Paulina Luna ka paraqitur një projektligj që do t’i kërkonte sekretarit të Brendshëm të gdhendte figurën e presidentit, Donald Trump në Memorialin Kombëtar Mount Rushmore në Dakotën e Jugut.
Në një deklaratë për shtyp, Luna, e zgjedhur për herë të parë në vitin 2022 dhe e rizgjedhur në nëntorin e kaluar, tha se projektligji synon të nderojë 78-vjeçarin “për ndikimin transformues në Amerikë dhe rëndësinë historike të lidershipit të tij”.
“Lidershipi i guximshëm i presidentit Trump dhe përkushtimi i palëkundur ndaj madhështisë së Amerikës kanë vulosur vendin e tij në histori. Mount Rushmore, një simbol i përjetshëm i lirisë dhe forcës së kombit tonë, meriton të pasqyrojë trashëgiminë e tij madhështore – një trashëgimi e forcuar edhe më tej nga fillimi i fuqishëm i mandatit të dytë”, tha Luna.