G7 ndan 14 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

28 qershor 2022 | 13:08

Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe ShBA kanë thënë se do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbështetje financiare, ushtarake, humanitare dhe diplomatike, për aq kohë sa është e nevojshme.

“Në një kohë kur bota kërcënohet nga përçarja dhe tronditjet, ne, G7, qëndrojmë të bashkuar”.

“Ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje së bashku me vendet dhe institucionet e interesuara dhe Ukrainën për angazhimet e qëndrueshme të sigurisë për ta ndihmuar të mbrohet dhe të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike”, kanë thënë liderët në një deklaratë të përbashkët.

Gjithashtu, udhëheqësit janë zotuar të shpenzojnë më shumë se 2.8 miliardë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën dhe të vazhdojnë të imponojnë “kosto të rënda dhe të qëndrueshme” ndaj Rusisë.

Për të ndihmuar në trajtimin e çështjeve të sigurisë ushqimore në mbarë botën, G7 ka thënë se do të shpenzojë “4.5 miliardë dollarë shtesë për të mbrojtur më të rrezikuarit nga uria dhe kequshqyerja”.

Kjo do të thotë se më shumë se 14 miliardë dollarë do të shpenzohen në përpjekjen për të zgjidhur problemin këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Sharr Travel”, e cila është lider në fushën e…