Gaboni thotë se e parandaloi grushtshtetin
Situata politike në Gabon “është nën kontroll” pas përpjekjes për grushtshtet, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.
Të pesë ushtarët rebelë, të cilët janë përpjekur të marrin përgjegjësitë, janë arrestuar nga autoritetet.
Në një video që ka qarkulluar në mediet sociale, tre ushtarë të rinj janë parë të armatosur në një studio radioje, duke iu bërë thirrje njerëzve që të ngrihen.
Ata kanë thënë se morën pushtetin “për të rivendosur demokracinë” në Gabon, vend i pasur me naftë, ku familja e presidentit Ali Bongo ka qeverisur për 50 vjet.
Tanke dhe automjete të blinduara mund të shiheshin në kryeqytetin Libreville.
Një nga rebelët ishte në arrati për një periudhë të shkurtër, por është gjetur, ka raportuar “Radio France Internationale”.
“Situata është e qetë. Xhandarët kanë marrë kontrollin e gjithë zonës përreth selive të radios dhe televizionit, andaj gjithçka i është rikthyer normalitetit”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Gabonit, Guy-Bertrand Mapangou.