Gabriel Escobar dhe Lajçak më 31 janar vizitojnë Kosovën

18 janar 2022 | 14:43

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak do të mbërrijnë për një vizitë dyditore në Prishtinë më 31 janar.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore dhe Përfaqësuesi Special i BE-së do të zhvillojnë bisedime në Prishtinë më 31 janar dhe 1 shkurt, ndërsa më 2 shkurt do të bëjnë një vizitë zyrtare dy-ditore në Beograd.

Vetë Escobar së fundmi i tha Zërit të Amerikës se do të “udhëtojë së shpejti në rajon, së bashku me zotin Lajçak, për të sinjalizuar mbështetjen tonë për dialogun dhe për të treguar përkushtimin tonë për funksionimin e dialogut”.

“Është një dialog i udhëhequr nga BE-ja, por ne e mbështesim fuqimisht. Dhe shpresoj se do të kemi përparim. Por duhet të them se në këtë drejtim, çështja e Serbisë dhe e Kosovës nuk ka të bëjë vetëm me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, por edhe kolegët tanë në rajon”, tha Escobar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari i Ekonomisë, Agon Sinanaj që përcjell sektorin e ekonomisë…