Gabuan në parashikimin e motit, shkarkohen nga detyra dy meteorologë

23 gusht 2022 | 13:13

Shefja e shërbimit kombëtar meteorologjik në Hungari, Kornelia Radics dhe zëvendësja e saj, Gyuala Horvadh janë shkarkuar nga detyra pasi kanë këshilluar shtyrjen për një javë të një spektakli me fishekzjarrë që ishte parashikuar të mbahej më 20 gusht, për shkak të parashikimit që ato kishin bërë se do të kishte stuhi.

Në fakt, moti në këtë datë në Budapest nuk ishte prishur dhe për këtë arsye, ministri i Teknologjisë, Lazlzo Pakovics, ka vendosur t’i largojë nga detyra pa iu dhënë asnjë shpjegim.

Lajmi ka ardhur një ditë pasi qeveria është vendosur në qendër të kritikave pasi ka pezulluar 7 orë përpara spektaklin e fishekzjarrëve. Mijëra njerëz ishin mbledhur përgjatë Danubit për të parë lëshimin e 40 mijë fishekzjarrëve, por janë detyruar të ktheheshin në shtëpi.

Të dielën, shërbimi meteorologjik ka kërkuar falje në faqen zyrtare, duke shpjeguar se parashikimi i motit është i rrethuar me pasiguri. /A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO),…