GAC ndihmon jetësimin e modelit për riciklim në Kosovë
Green Art Center (GAC) në vazhdimësi implementon aktivitete në kuadër të projekteve me donatorë të huaj me fokus përmirësimin e kushteve mjedisore dhe që stimulojnë zhvillimin e ekonomisë qarkore në vend.
Në vitet e fundit në partneritet me Giz-German ‘Projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale” kanë nisur implementimin projektet që synojnë ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në funksion të zhvillimit të ekonomisë qarkore në nivel vendi, dhe ku në pilotimet e para janë bërë planifikimet e këtij procesi dhe analizuar lagjet pilot në qytetet si: Prishtinë, Vushtrria, Drenasi, Mitrovica, Fushë Kosova, Gjakova dhe Prizreni.
Përpos Komunës së Prishtinës që do të nisë pilotimin për riciklim në një fazë të radhës, qytetet e tjera kanë nisur zbatimin e projekteve për ndarjen në burim për mbeturina të riciklueshme.
/Epoka e re/