Gacaferi fsheh postimin me të cilin shprehte gëzim për gjendjen e rënduar shëndetësore të Thaçit

19 shkurt 2025 | 08:16

Luan Gacaferi, i Guxo-Vetëvendosjes, ka shlyer postimin ku shprehej gëzimtar për gjendjen e rënduar shëndetësore të Hashim Thaçit gjatë ditës së sotme – për çka s’mundi të marrë pjesë në seancë gjyqësore.

Gacaferi – në mënyrë krejtësisht bizarre dhe shokuese – ndërvepronte me ‘shokë’ të Facebook-ut plot hare e gëzim në dashakeqësi shëndetësore ndaj Hashim Thaçi dhe zgjatjen e paraburgimit ndaj tij nga Gjykata Speciale.

Kjo u bë brum për dënim të ashpër ndaj tij duke marrë vëmendje të madhe mediatike dhe reagime të ashpra e indinjatë të publikut.

Por, Luan Gacaferi – ndonëse kërcënoi padi me fjalët “mos u kruani me një shtetas gjerman” – del të jetë bërë pishman për atë postim.

Në profilin e tij s’figuron asgjëkundi postimi në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Lartë e Cyrihut ka dënuar një kosovar që…