Gach, MVP i javës së fundit në elitën e basketbollit

03 prill 2023 | 12:55

Fundjava dhuroi ndeshjet e fundit e garave të rregullta, ku kishte pak dilema. Sigal Prishtina e përmbylli edicionin në vendin e parë, ndërsa fitorja e fundit ishte ndaj Ponte Prizrenit.

Te prishtinasit më i miri ishte Both Gach me 22 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, duke u shpallur MVP i kësaj xhiro. Ai u ndihmua nga Rezart Memedi me 26 pikë, një kërcim dhe tri asistime. Memedi ishte i saktë tetë herë për tri pikë nga nëntë tentime.

Golden Eagle Ylli e përmbylli me fitore garat e rregullta, duke mundur Bashkimin, kurse u dallua dyshja Demetris Morant dhe Henrik Sirko. Morant e përfundoi ndeshjen me dhjetë pikë, 20 kërcime e dy asistime, kurse Sirko me 28 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Trepça shënoi fitore të pritur kundër Vëllaznimit, ndërsa më i dalluari ishte me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Top pesëshja

Both Gach (Sigal Prishtina) 22 pikë, 9 kërcime, 8 asistime
Demetris Morant (Golden Eagle Ylli) 10 pikë, 20 kërcime, 2 asistime
Rrezart Memedi (Sigal Prishtina) 26 pikë, 1 kërcim, 3 asistime
Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 28 pikë, 4 kërcime, 4 asistime
Mikaile Tmusiq (Trepça) 22 pikë, 6 kërcime, 4 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina Pupa ishte sot në një…