‘Gafa’ e Kurtit në OKB! E zbulon analisti Nexhmedin Spahiu
09 shkurt 2024
| 21:15
Analisti Nexhmedin Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se paraqitja e Albin Kurti në OKB ishte e shkëlqyer me një gabim.
Sipas tij, Kurti në mbledhjen e djeshme të këshillit të sigurimit në OKB akuzoi Serbinë se nuk e ka sanksionuar Rusinë gjë që nuk ishte fare temë diskutimi e kësaj mbledhjeje.
“Paraqitja e Kurtit ishte e shkëlqyeshme me një gabim që nuk kishte nevojë ta bënte, kur akuzoi drejtpërdrejtë Rusinë, edhe pse nuk ishte në rend të ditës, kur tha që Serbia s’i ka vënë sanksione Rusisë. Nuk ka nevojë të merret me Rusinë kur Rusia nuk merret me Kosovën. Nuk kishte nevojë ta sulmonte Rusinë”, tha Spahiu.