Gafa e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri/ Viktima e 5-të ende nuk ka ndërruar jetë
23 mars 2020
| 11:45
61-vjeçari që u njoftua i vdekur nga Ministria e Shëndetësisë, është në vdekje klinike dhe ende nuk ka ndërruar jetë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mjekët po punojnë që ta rikthejnë me shenja jetësore, pas vdekjes klinike.
“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!“, njofton ministria e Shëndetësisë.