Gafa shokuese në Nju Jork: ‘Lavdi urinës’ | Video

22 shtator 2023 | 10:59

Ndonëse në qendër të ngjarjeve në Nju Jork është sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u mblodhën liderë të shumtë botërorë, “lavdinë” ia hoqi një billbord.

Bëhet fjalë për një gabim të pabesueshëm të bërë në formën e një mesazhi urimi në qendër të Nju Jorkut.

Siç raporton noa.al që citon Fox, mesazhi “Lavdi urinës” u shfaq në billbordin e madh dixhital në vend të “Lavdi Ukrainës”.

Tema kryesore e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ishte gjithmonë lufta në Ukrainë.

Dhe për këtë arsye “ylli” kryesor ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe më vonë fjalimi i tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku gjendej edhe ministri i Jashtëm rus. Sergej Lavrov.

Kompania që menaxhon tabelat shpjegoi se gabimi ishte shkaktuar nga një sistem inteligjent që ndryshoi automatikisht fjalën “Ukrainë” në një fjalë të formës së ngjashme – urinë(!)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në veri të Suedisë duket se sezoni i dimrit tashmë…