Gafa të panumërta nga Ferrari, mekaniku lë pilotin me 3 goma në pit-stop | Video
04 shtator 2022
| 21:11
Formula 1 ka zhvilluar sot Çmimin e Madh të Hollandës. Pas 72 xhirove, piloti Max Verstappen ka dalë i pari, duke lënë pas tij në podim Russel të Mercedes dhe Leclerc të Ferrari.
Tej garës, ajo që ka bërë xhiron e rrjetit është hutimi i mekanikëve të Kokëkuqes. Një ndër ta, gjatë kohës që piloti i tyre ishte në pit-stop ka harruar të marrë gomën që do duhet të ndëronte.
Kjo ka bërë që piloti i Ferrari të vonohet në këtë manovër, duke u kaluar nga rivali i Redbull. Kaq është dashur që mekanikëvë të italianëve t’u numërohen gafat javë pas jave.