Gafë e faqes së Ligës së Kampionëve, shpall fituesin përpara kohe
04 maj 2018
| 13:58
Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve, ka bërë një gafë vërtetë të pafalshme. Në lajmërimin e saj për orën dhe finalistët e turneut ajo ka shpallur dhe fituesin, që është Liverpool.
Të kuqtë vërtetë kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm por në finale gjithçka mund të ndodhë. Një gafë e tillë është bërë edhe nga faqja e Romës përpara ndeshjes me Liverpool, kur nuk ishte hedhur akoma shorti, kryeqytetasit nxorën biletat në shitje pikërisht për këtë ndeshje. Kjo shton edhe më shumë zërat se organizatorët e këtij turneu ndërhyjnë më shumë seç u takon për të marrë vendime. Finalja e Kievit do të zhvillohet në 26 maj në Kiev