Gaforret “pushtojnë” ishullin e Krishtlindjeve (video)
18 nëntor 2021
| 13:41
Dhjetëra miliona gaforre të kuqe kanë pushtuar rrugët dhe urat në ishullin e Krishtlindjeve në Australi. Rrugët e ishullit janë mbyllur, për të evituar shtypjen e gaforreve nga makinat.
Gaforret kanë dalë nga pylli dhe i janë drejtuar bregdetit për të prodhuar vezë, shkruan BBC.
Një fenomen që ndodh çdo vit në Australinë perëndimore.
Migrimi i gaforreve nis menjëherë, pas shiut të parë të vjeshtës.