Gafurr Dugolli emërohet sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes
Gafurr Dugolli të mërkurën në mbledhjen e 220-të të Qeverisë së Kosovës është emëruar si sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai është emëruar në këtë pozitë, bazuar në një votim në mënyrë unanime të kabinetit qeveritar në mbledhjen e mbajtur të mërkurën. Propozim-vendimin për emërimin e Dugollit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm u prezantua nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Më lejoni që në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, të propozojë për shqyrtim dhe miratim vendimin me anë të së cilit kërkohet emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Propozimi bazohet në raportin e komisionit vlerësues për zhvillimin e të gjitha fazave të procedurave të pozitave të larta drejtuese, përkatësisht për zgjedhjen e kandidatit të suksesshëm për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Gafurr Dugolli”, tha Maqedonci.