Gakpo: Jemi gati për Realin

20 shkurt 2023 | 15:17

Liverpooli dhe Real Madridi do të përballen në Ligën e Kampionëve në kuadër të fazës së parë eliminuese.

Këtë ndeshje e ka komentuar edhe sulmuesi i Liverpoolit, Gakpo i cili u shpreh i gatshëm për këtë duel.

“Kjo është një nga kompeticionet më të mëdha në botë, është një ëndërr për çdo lojtar të luajë në këtë kompeticion. Të kesh këtë mundësi është një mundësi e madhe. Por ne duhet të fokusohemi në lojë dhe të mos mendojmë për këtë. Do të jetë ndeshja ime e dytë në Ligën e Kampionëve, me të vërtetë po e pres me padurim. Më duhet të dëshmoj se mund të performoj në atë nivel dhe jam i etur për ta bërë këtë.  Si skuadër jemi gati të përballemi me ta”, ka thënë Gakpo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, përmes një postimi…