Gakpo: Shpresoj të jemi në vendin e parë edhe në fund të kampionatit

08 tetor 2024 | 15:21

Liverpooli po e kryeson Premier Ligën. Në shtatë ndeshje të grumbulluara, “Reds” ka grumbulluar 18 pikë, një më shumë se Manchester City dhe Arsenali.

Sulmuesi Cody Gakpo është i lumtur me rezultatet e arritura gjerë më tash, kurse shpreson se do të jenë të parët edhe në fund të kampionatit.

“Të gjithë në skuadër mendojnë se po rritemi në mënyrën se si trajneri dëshiron që ne të luajmë. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja. Ne vërtet besojmë në veten tonë dhe në atë që jemi të aftë të bëjmë. Shpresojmë se kjo mund të çojë në shumë fitore dhe shpresoj që ne të jemi ende në krye në fund të sezonit”, ka thënë Gakpo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani,…