‘Galaktika e Andromedës’ i More Raçës fiton çmimin Glocal in Progres

26 shtator 2019 | 13:58

Filmi debutues i More Raçës Galaktika e Andromedës fiton çmimin Glocal in Pogress në kuadër të festivalit ndërkombëtar të San Sebastianit në Spanjë.

Filmi Galaktika e Andromedës ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema të mbetet apo jo kujdestar i vajzës së tij.

Me rastin e marrje së çmimit regjisorja u shpreh: “Filmi është prit jashtëzakonisht mire nga producentët dhe kompanitë me prestigjioze të filmit. Jemi shumë të kënaqur nga kjo pjesëmarrje, është një konfirmim i madh për vlerën e filmit dhe rrugëtimin e suksesshëm në festivale”.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena me producent Sunaj Raçën, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Image preview

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar…