Galatasaray ende nuk e ka blerë Rashicën, pesë klube gjermane e duan sulmuesin ‘dardan’
12 korrik 2023
| 13:35
Galatasaray ende nuk po arrin marrëveshje me Norwich Cityn lidhur me transferimin e Milot Rashicës në Turqi.
Ylli i Kosovës duhet të rikthehet në Angli për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, derisa mediet në ishull raportojnë se 27-vjeçarin e duan pesë klube nga Bundesliga.
Ndërsa interesim për Rashicën ka shfaqur edhe Beshiktashi. Besohet se Rashica dëshiron që edhe në sezonin e ri të jetë pjesë e Galatasaryt, me të cilën arriti të shpallet kampion në Turqi dhe kontribuon me 11 gola gjatë 26 ndeshjeve sa i zhvilloi në sezonin 2022/23.