Galatasaray i ofron Napolit 65 milionë për Osimhenin

29 janar 2025 | 13:33

Sipas “Corriere dello Sport”, Napoli ka marrë një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Galatasaray për blerjen e kartonit të Victor Osimhen në këtë merkato. Klubi turk, i cili verën e kaluar e mori sulmuesin nigerian në formë huazimi, ka ofruar 10 milionë më pak sesa klauzola e tij e lirimit.

Napoli e ka refuzuar menjëherë ofertën, i bindur se 75 milionë eurot e vendosura në klauzolë janë një çmim shumë konkurrues për kartonin e Osimhen. Ndërkohë, lojtari vazhdon të shkëlqejë në Turqi, duke shënuar 16 gola në 20 ndeshje që nga transferimi i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi gjerman "Capital Beat" i ka kushtuar një artikull të…