Galatasaray i shtohet garës për Muriqin
30 maj 2019
| 23:03
Vedat Muriqi raportohet se do të vazhdojë karrierën te Galatasaray.
Edhe pse vazhdimisht u raportua se Fenerbahçe do të jetë destinacioni i sulmuesit nga Kosova, “Haberturk” raporton se në garë ka hyrë fuqishëm Galata që pritet të transferojë shtatgjatin për pak ditë.
Ylli i Rizesporit ka shkëlqyer në edicionin e fundit duke realizuar 17 gola në 34 ndeshje.
Më herët ishte raportuar se edhe Real Betisi është në garë për kosovarin.