![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/muriqi.jpeg)
Galatasaray insiston për Muriqin
13 qershor 2022
| 16:30
Vedat Muriqi e mbylli huazimin në Mallorca dhe është rikthyer në Lazio, e cila e mban kartonin e tij. Por, 28-vjeçari do të largohet edhe nga kryeqyteti italian, pasi aty nuk la mbresa të mira duke i shënuar vetëm dy gola në një vit e gjysmë eksperiencë në “Olimpico”.
Mediet turke raportojnë se Galatasaray e ka nisur një ofensivë për ta transferuar në Stamboll sulmuesin dardan. Presidenti i porsazgjedhur, Dursun Ozbek dëshiron t’ua bëjë dhuratë tifozëve kartonin e prizrenasit, njofton mediumi turk “Aspor”.
Gjithashtu, edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe po mundohet ta rikthejë Muriqin në kryeqytetin turk. Lazio i kërkon 11 milionë euro për kartonin e lojtarit.