Galatasaray interesohet për Muriqin
06 janar 2021
| 12:03
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, mund të rikthehet në Turqi.
Është skuadra e Galatasarayt që ka shfaqur interesim për sulmuesin shtatlartë, i cili në të kaluarën ka shkëlqyer në Superligën turke me fanellën e Fenerbahçes.
Lajmi është bërë me dije nga mediumi turk “Fotosport.com”. Sulmuesi nga Prizreni ishte transferuar në Lazio verën e kaluar nga Fenerbahçe për 18 milionë euro, por ende nuk ka arritur të dëshmohet në skuadrën italiane.
(Epoka e re)