Galatasaray interesohet për Xhakën

14 mars 2025 | 14:43

Galatasaray është duke menduar transferimin e liderit të mesfushës së Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën.

Lajmi është bërë i ditur nga disa mediume turke. Kapiteni 32-vjeçar i Zvicrës ka luajtur rol në sukseset e skuadrës së drejtuar nga trajneri Xabi Alonso, por ai në verë mund të bëj largim të papritur. Xhaka te Leverkuseni u transferua nga Arsenali për 15 milionë euro në verën e vitit 2023. Ai karrierë ka bërë edhe te Baseli e Monchengladbachu.

Xhaka në edicionin aktual ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar dy gola e ka asistuar shtatë herë. Ai ka kontratë me kampionin në fuqi të Gjermanisë, deri në fundin e qershorit të vitit 2028.

Xhaka ka 135 paraqitje për Zvicrën dhe ka kontribuuar me 14 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka kaluar mbi një dekadë që kur disa rrugë në…