Galatasaray me ofertë tunduese për Xhakën

22 prill 2025 | 12:26

Granit Xhaka mund të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të këtij sezoni, pavarësisht kontratës që e lidh me klubin gjerman deri në vitin 2028. Sipas “Sky Deutschland”, drejtuesit e Leverkusenit janë të hapur për ta lënë mesfushorin zviceran të largohet nëse paraqitet një ofertë e kënaqshme, edhe pse për një shumë modeste.

Mesfushori me origjinë shqiptare, që ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemat e Xabi Alonsos këtë sezon, mund të nisë një aventurë të re. Galatasaray ka nisur tashmë kontaktet dhe po punon për t’i ofruar një kontratë të majme, me synimin për ta bindur Xhakën të transferohet në Stamboll. Por nuk është vetëm klubi turk në garë.

Edhe ekipe nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes të fortë për 32-vjeçarin, duke i shtuar më shumë dilema të ardhmes së tij. Xhaka, i cili iu bashkua Leverkusenit nga Arsenali në verën e vitit 2023 për 15 milionë euro, mund të jetë drejt fundit të aventurës në Bundesliga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla,…