Galatasaray me plan konkret për ta blerë Rashicën

07 mars 2023 | 12:36

Galatasaray po e shikon çdo mundësi dhe strategji të mundshme për ta bërë të vetin Milot Rashicën.

Milot Rashica është i huazuar nga Norwich City, por klubi i Galatasarayt po shqipon çdo mundësi për të blerë komplet kartonin e futbollistin nga Vushtrria.

Mediet turke mësojnë se gjiganti turk është i gatshëm t’i ofrojë 4,5 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit “dardan”. Por, klubi nga Championshipi anglez ka kërkuar kohë para se të vendosë nëse do ta shesë apo jo ish-futbollistin e Werder Bremenit.

Negociatat mes palëve do të vazhdojnë në javët apo muajt në vazhdim. Nëse Norwichi nuk rikthehet në Premierligë, Rashica nuk do të pranojë të rikthehet në klubin anglez, ndonëse preferenca e tij është qëndrimi në Stamboll. 26-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje me klubin turk në këtë edicion deri tash, ndërsa i ka realizuar tre gola dhe ka kontribuuar me tri asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Qeveria e…