Galatasaray me veprime ligjore kundër Mourinhos

25 shkurt 2025 | 13:13

Barazimi pa gola në derbin e Stambollit nuk ka kaluar pa polemika. Shkak janë bërë deklaratat e teknikut, Jose Mourinho, me teknikun e Fenerbahçe që ka shpërthyer në akuza ndaj stolit të Galatasarayt.

Sipas pretendimeve të tyre, portugezi i është drejtuar me fjalët “kërcejnë si majmunët”, duke iu referuar festimeve të marrjes së një pike. Galatasaray konfirmoi se do të fillonin veprimet ligjore kundër Jose Mourinhos për deklarata të supozuara. Klubi e dënoi me vendosmëri sjelljen e tij, duke deklaruar se veprimet e tij kishin përparuar nga “komente imorale” në “gjuhë çnjerëzore”.

Klubi turk ka dërguar një ankesë zyrtare si në FIFA ashtu edhe në UEFA, duke u kërkuar autoriteteve të futbollit që të ndërmarrin veprime kundër Mourinhos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim ambasadorin…