
Galatasaray ndalet me barazim nga Kasimpasa
02 mars 2025
| 17:11
Kampioni në fuqi i Turqisë, Galatasaray është ndalur me barazim, për ndeshjen e dytë radhazi në Superligën turke.
Galatasaray barazoi me Kasimpasan me një festival golash.
I pari në epërsi doli Galatasaray me anë të Victor Osimhen, i cili shënoi nga penalltia.
Më pas, Kasimpasa doli në skenë fuqishëm, duke shënuar dy gola përmes Ben Ouanes dhe Brekalos për rezultatin 2-1.
Dy golave të Kasimpasas, iu kundërpërgjigj Mario Lemina, i cili shënoi për 2-2.
Osimheni shënoi për 3-2, duke menduar që do të marrë tre pikë.
Por Hajredinovic i Kasimpasas shuajti shpresat e mysafirëve nga Stambolli, duke barazuar në 3-3 përmes penalltisë.
Me këtë barazim, Galata mbetet e para me 65 pikë, e ndjekur nga Fenerbahçe që ka 58 pikë të tubuara