Galatasaray synon transferimin e yllit të Tottenhamit
21 nëntor 2024
| 12:52
Galatasaray është gati të bëjë një transferim sensacional. Pas lamtumirës së lojtarëve si Tete, Wilfried Zaha dhe Kerem Akturkoglu gjatë afatit kalimtar të fundit, klubi turk planifikon një lëvizje ambicioze, të sjellë në Stamboll yllin koreano-jugor të Tottenhamit, Heung-min Son.
Me skadimin e kontratës së 32-vjeçarit në qershorin e ardhshëm, Galatasaray synon të nisë negociatat që në janar, duke tentuar që ta “rrëmbejë” nga Tottenham me një çmim të pranueshëm. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Galatasaray do të provonte sërish të bënte diçka të tillë, në merkaton pasuese.